Nr Tel: +383 49 162 111
Facebook: Medina QDT
Instagram: medina.qdt
LinkedIn: qdtmedina
E-mail: [email protected]
QDT Medina ndodhet me lokacion në qytetin e Ferizaj në adresën
Rr. Ramadan Rexhepi
- Rruga e Spitalit
QDT “MEDINA” si institucion shëndetësor është themeluar në Nëntor të vitit 2013, në fillim me disa shërbime, e pastaj gradualisht duke i shtuar njësitë apo shërbimet tjera mjekësore. U themeluam duke parë kërkesat dhe nevojat e njerëzve që të kenë një vend ku mund të marrin shërbime cilësore në fushën e mjekësisë. Sot ku jemi, falë punës dhe përkushtimit ndaj pacienteve tonë, kemi arritur të ndërtojmë cilësi dhe zgjerim të shërbimeve.
Me aparatura moderne të teknologjisë bashkëkohore, ofrohet gamë e gjerë e analizave laboratorike
Testet biokimike mund të ndihmojnë në diagnostikimin e një game të gjerë sëmundjesh mjekësore si:
Infeksionet bakteriale ose virale, miopatia, hepatopatia, nefropatia, enteropatia dhe anomalitë metabolike.
Laboratori i mikrobiologjisë mund të parandalojë dhe të bëjë kontrollin efektiv të infeksioneve.
Mikrobiologjia diagnostike përqendrohet në analizën laboratorike të ekzemplarëve klinikë në rastet kur dyshohet për një sëmundje infektive.
Vlerësimi hematologjik mund të ndihmojë për të mbështetur një diagnozë të anemisë, hemokoncentrimit dhe infeksioneve bakteriale ose virale.
Laboratori klinik i hematologjisë kryen një shumëllojshmëri të gjerë të testeve bazike dhe te avancuara hematologjike mbi gjakun e plotë, serumin, urinën, lëngjet cerebrospinale dhe lëngje të tjera të trupit.
– Qasja në cdo kohë për të gjithë pacientët në shërbimet e mjekësisë familjare dhe në shërbimet tjera e mundëson shërbimi 24 orësh. Në këtë shërbim akteret kryesorë janë: – […]
Çka është vitamina B12 ? Vitamina B12 është një ushqyes esencial i cili së bashku me folatet, ka rol të shumëfishtë në organizëm prej të cilave më të rëndësishëm janë […]