Mjekësia Interne
Mjekësia Interne (Sëmundjeve të brendshme) në QDT Medina, është një nga departamentet më të rëndësishme, nisur kjo nga gama shumë e gjerë e sëmundjeve që trajton si dhe specialiteteve të shumtë që përfshihen në të.
Ky departament merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh tek të rriturit dhe moshat e treta.
Departamenti i Mjekësisë Interne ka në përbërje të tij specialitetet si vijon:
◉ Neurologjia
◉ Sëmundjet Infektive
◉ Geriartria
◉ Reumatologjia
◉ Pneumologjia
◉ Dermatologjia
◉ Hematologjia
◉ Alergologjia
◉ Gastroenterologjia
◉ Endokrinologjia
Aktivitetin e përditshëm ky departament e ka të bazuar mbi konsultat dhe ndjekjen multispecialistike, duke qenë se një nga specifikat dhe pikat e forta të këtij departamenti është pikërisht puna në grup e mjekëve specialistë.