Mjekësia Interne

Mjekësia Interne (Sëmundjeve të brendshme) në QDT Medina, është një nga departamentet më të rëndësishme, nisur kjo nga gama shumë e  gjerë e sëmundjeve që trajton si dhe specialiteteve të shumtë që përfshihen në të.

Ky departament merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh tek të rriturit dhe moshat e treta.

 

Departamenti i Mjekësisë Interne ka në përbërje të tij specialitetet si vijon:

    ◉ Neurologjia

    ◉ Sëmundjet Infektive

    ◉ Geriartria

    ◉ Reumatologjia

    ◉ Pneumologjia

    ◉ Dermatologjia

    ◉ Hematologjia

    ◉ Alergologjia

    ◉ Gastroenterologjia

    ◉ Endokrinologjia

Aktivitetin e përditshëm ky departament e ka të bazuar  mbi konsultat dhe ndjekjen multispecialistike, duke qenë se një nga specifikat dhe pikat e forta të këtij departamenti është pikërisht puna në grup e mjekëve specialistë.