Çka është vitamina B12 ?
Vitamina B12 është një ushqyes esencial i cili së bashku me folatet, ka rol të shumëfishtë në organizëm prej të cilave më të rëndësishëm janë :
-Prodhimi normal i eritrociteve dhe leukociteve,
-Sinteza e ADN,
-Riparimi i qelizave dhe indeve
Përse përcaktohet dhe tek kush duhet të përcaktohet ?
-Vitamina B12 shfrytëzohet si ndihmë në diagnozën e anemisë makrocitare dhe neuropative, si njëra nga mënyrat që të vlerësohet statusi nutricional dhe përcillet shërimi i mungesës së vitaminës B12.
-Vitamina B12 përcaktohet tek personat me simptoma të anemisë (plogështi, lodhje, zbehtësi e lëkurës) dhe /ose neuropatisë ( senzacione jo të zakonshme ose kruarje, “dridhje” të kapakut të syrit, humbje të kujtesës, status mental të ndryshuar) të cilat tregojnë për anemi megaloblastike dhe personat që janë duke u shëruar nga mungesa e vitaminës B12.
-Nëse keni ndonjërin nga këto simptoma ju duhet të matni nivelin e vitaminës B12 në gjakun tuaj ose/edhe me udhëzim të mjekut ordinues.
Ushqimet e pasura me vitamin B12 janë:
-Ushqimet e detit
-Mishi
-Vezet
-Drithërat
-Produket e qumështit
Përgatiti: Dr. Blerim Gashi, Specialist i Biokimisë Klinike
QDT MEDINA
Adresa: Rr. “Ramadan Rexhepi” Ferizaj
Info: 049 16 21 11